Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë të hënë. Sfida përmbyllëse e javës ishte Tirana – Teuta, që përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Në takimin tjetër të ditës së sotme, Bylisi mundi Partizanin me shifrat 2-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Adush Muça”.
Sakaq, në ndeshjet e ditës së shtunë, Vllaznia mori tre pikë të vlefshme në “Loro Boriçi”, pasi mundi AF Elbasanin me rezultatin 1-2.
Dinamo City u ndal në barazimin 0-0 ndaj Laçit, ndërsa Egnatia siguroi tre pikë pasi mposhti Skënderbeun në shtëpi me rezultatin 1-0. Egnatia merr vendin e parë në kampionat në javën e 17-të.