Monday, 24. August 2026
Sport

Muricit i rrezikohet vendi i startuesit tek Ipswichi

GS 10/12/2024 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kosovës, Aro Muriq rrezikon ta humbë vendin e titullarit tek Ipswich Towni. 

Tifozët e skuadrës angleze kanë bërë thirrje që ai të largohet nga formacioni pas një tjetër paraqitje të dobët në Premier League. 

Muriq u kritikua për paraqitje në humbjen ndaj Bournemouthit 2:1 të dielën. Ai u fajësua për golin e parë të pranuar. Muriq nuk kontrolloi daljen e tij nga porta. Portieri i parë i Kosovës ka marrë kritika edhe për disa gabime të tij në edicionin aktual. 

Ipswichi rrezikon rënien nga Premier League. Zë vendin e 18-të me nëntë pikë.

Teilen: