• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester City në emergjencë, udhëton në Torino me 12 lojtarë për sfidën e Championsit me Juventusin

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventus-Manchester City është pa diskutim një nga supersfidat që ofron Champions League në raundin e 6-të, por për fat të keq, ky takim i gjen dy ekipet në kushte jo perfekte, më saktë i gjen në krizë totale si pasojë e dëmtimeve të shumta.

Manchester City rrezikon të fluturojë drejt Torinos me 12 lojtarë të disponueshëm nga ekipi i parë, përveç tre portierëve dhe disa lojtarëve të rinj.

Brenda pak ditësh, Pep Guardiola e sheh veten në një situatë të ngjashme ashtu si ndaj Crystal Palace, ku kishte vetëm dy zëvendësime në dispozicion, Grealish dhe Jeremy Doku.

Kjo emergjencë totale e gjen Guardiola në momentin e tij më të vështirë në krye të Cityt, me vetëm 1 fitore në 9 ndeshjet e fundit.

Sipas Pep Guardiola-s, Man.City duhet të bëjë në këtë takim pa shërbimet e Foden, Kovacic, Ake, Akanji, Stons dhe sigurisht pa Rodri.

Shpresa e vetme e teknikut spanjoll është të paktën të rikuperojë Foden dhe Akanji, por dhe në rastin më të mirë do të jetë në pankinë.

Në të njëjtën kohë, Guardiola, lojtarët dhe tifozët e Man.City janë sy e veshë edhe nga hetimet që po kryhen, ku “qytetarët” akuzohen se kanë shkelur 115 rregulla të ‘Fair Play Financiar’. Sipas mediave angleze, hetimet janë mbyllur zyrtarisht të premten e shkuar, por vendimi pritet të jepet në 2025.

City rrezikon jashtëzakonisht shumë të shpallet fajtor dhe të zbresë një kategori më poshtë.

 

Next Post

Formula 1/ Norris paralajmëron Verstappen: Këtë sezon mësova shumë, vitin tjetër dua titullin për pilotë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.