• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rritet shqetësimi te Barcelona – leva ekonomike nuk mjafton për regjistrimin e Olmos

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelonës po i mbaron koha për të regjistruar dyshen Dani Olmo dhe Pau Victor për pjesën e dytë të sezonit. 

Blaugranasit e përdorën rregullin e lëndimit emergjent për të regjistruar lojtarët pas lëndimit të Andreas Christensen, por tani kanë vetëm tri javë për të gjetur paratë e duhura për ta bërë këtë. 

Lojtarët në Spanjë nuk mund të regjistrohen dy herë për një skuadër gjatë një sezoni dhe për këtë arsye nëse nuk e bëjnë këtë brenda tri javësh (31 dhjetor), Olmo dhe Victor nuk do të jenë në gjendje të luajnë për Barcelonën këtë sezon. 

Është një situatë që ka ngritur shqetësim të madh brenda klubit, ani pse ka një shkallë besimi se presidenti Joan Laporta do ta ripërsërisë taktikën e tij dinake për të siguruar paratë e nevojshme në minutën e fundit. 

Sipas Diario AS, Barcelona nuk ka përparuar aspak në këtë çështje gjatë tre muajve të fundit. 

Marrëveshja me Nike do të ndihmojë sapo të aprovohet, teksa blaugranasit gjithashtu kanë sjellë edhe opsionin e blerjes së biletave sezonale nga janari në dhjetor. 

Barcelona gjithashtu do t’i shesë të drejtat për të komercializuar zonën VIP në ‘Camp Nou’ për 20 vitet e ardhshme, por i njëjti medium thotë se të gjitha këto masa dhe garanci bankare nga drejtorët, nuk do të jenë të mjaftueshme. 

Për këtë arsye, Laporta po shpreson në një ‘mrekulli’ se ndonjë investitor potencialisht nga Katari, do të bëjë ndonjë ofertë bashkëpunimi.

Next Post

Bove operohet me sukses, i instalohet një defribilator i përkohshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.