• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pjesë e rëndësishme e skuadrës, Abrashi rinovon kontratën me Grasshopers

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka rinovuar kontratën e tij me Grasshopers deri në vitin 2026. 34-vjeçari është një nga shtyllat e ekipit zviceran, që ka vendosur që të mbështetet te eksperienca e tij edhe për një sezon tjetër.

“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e kontratës me kapitenin Abrashi. Mesfushori 34-vjeçar do të qëndrojë te GCZ edhe për një sezon.

Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Amir Abrashi është pjesë e pazëvendësueshme e skuadrës. Ai luajti për Grasshopers nga 2010 deri në 2015 para se të transferohej në SC Freiburg në Bundesligë. Në total ai plotësoi 258 paraqitje për GC Zurich”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“GC Zurich do të thotë shumë për mua dhe jam krenare që vazhdoj të mbaj logon në gjoks. Do të bëj më të mirën dhe do të luftoj gjithmonë për klubin”, ka thënë Abrashi pas rinovimit të kontratës me klubin zviceran.

Next Post

Klinsmann me fjalë të mëdha për Xhakën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.