Monday, 24. August 2026
Sport

Trajneri i Dortmundit në prag të sfidës me Barçën: Kjo ndeshje nuk ka favoritë, do ta ndalim Levën

GS 11/12/2024 1 Min. Lesezeit

Nga njëra anë është një ish-bavarez (Flik) që sfidon Dortmundin. Nga ana tjetër është një ish-madrilen (Nuri Shahin) që sfidon Barcelonën.shahinPor trajneri i Dortmundit, Nuri Shahin nuk e sheh kështu sfidën. Ai ka të tjera shqetësime, si të neutralizojë sulmin e pamëshirshëm të Barcelonës. Duke folur për takimin, Shahin ka saktësuar se nuk sheh favoritë në këtë përballje.

“Nuk mendoj se ka diferenca mes nesh dhe Barcelonës, luajmë pak a shumë në të njëjtin nivel. Unë jam i bindur se kemi mundësi ta fitojmë këtë përballje”, deklaroi Shahin.

Më tej ai u ndal te yjet e Barçës dhe natyrisht te Levandovski.

“Problemi qëndron te fakti se duhet të shqetësohemi për Barcelonën si skuadër, jo për individët e saj. Nuk janë vetëm Levandovski, Jamal, Rafinja apo De Jong lojtari im i preferuar. Është e vërtetë se Leva gëzon një formë të shkëlqyer, por unë e di se si mund ta ndalim. Jam i kënaqur që kthehet në Dortmund dhe shpresoj ta mund”, deklaroi Nuri Shahin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: