Monday, 24. August 2026
Sport

​Mësohen çiftet e 1/8 së finaleve të Kupës së Kosovës

GS 11/12/2024 1 Min. Lesezeit

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të finaleve të Kupës së Kosovës në futboll nga ku kanë dal disa duele mjaftë interesante.

Njëra nga ballafaqimet më interesante do të jetë ai ndërmjet dy skuadrave të Superligës, Prishtinës dhe Suharekës, por sfidë interesante do të jetë edhe dueli ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit, raporton KosovaPress.

Këto janë të gjitha çiftet:

Vëllaznimi – Gjilani

Feronikeli 74 – Prishtina e Re

Llapi – Vushtrria

Prishtina – Suhareka

Ferizaj – Rilindja 1974

Drita – Dukagjini

Dinamo – Malisheva

Trepça – Drenica

Teilen: