Ish-lojtari i kuqezinjve Dejan Saviçeviç foli ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me Champions-in dhe veçanërisht për ndeshjen e sotme mes kuqezinjve dhe Crvena Zvezdës, dy klube të cilat i dhanë dhe u dha shumë kur ishte ende futbollist.
“Formula e re e Champions-it nuk është keq. Një turne i madh, me shumë skuadra. Të gjithë mendojnë për vete dhe shmangen llogaritjet. Barazoj këtu, pastaj bëj një tjetër barazim atje e të shohim se çfarë bëjnë të tjerët. Jo, më mirë formati aktuali ku çdo ekip ka në dorë fatin e tij. Pastaj ka shumë gola, njerëzit argëtohen. Dhe futbolli funksionon mirë kur është argëtues”, deklaroi malazezi që më pas bëri edhe një analizë të sfidës së sotme. “Milani është shumë më i fortë se Crvena që është e ndryshme nga viti i kaluar. Milani humbi kundër Atalantës, por zhytet menjëherë në Ligën e Kampioneve, është një mundësi e mirë për të kompensuar humbjen”, përfundoi Saviçeviçi.
PANORAMASPORT.AL