Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Fifa zyrtarizon vendet organizatore të Botërorit 2030 dhe 2034

GS 11/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ashtu siç pritej FIFA i ka besuar organizimin e Botërorëve 2030 dhe 2034 respektivisht Spanjë-Marok-Portugali dhe Arabisë Saudie.

Gjithçka është zyrtare FIFA nuk ka surprizuar duke i dhënë mundësinë disa shteteve që të shijojnë kënaqësinë e organizimit të një Botërori.

Sa i përket Botërorit 2030 mësohet se Spanja, Maroku dhe Portugalia do të presin një pjesë të madhe të ndeshjeve. Siç dihet ky event do të jetë i veçantë pasi është jubilar dhe do të startojë në Amerikën e Jugut (Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai).

Katër vite më vonë do të jetë edhe radha e Arabisë Saudite, e cila u ndihmua nga FIFA që të fitonte të drejtën për të organizuar Kupën e Botës në 2034.

Teilen: