Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Mançester Sitit merr një rëndësi shumë të madhe, për shkak të faktit se të dy ekipet janë larg pritshmërisë në Ligën e Kampioneve.
Të dy skuadrat janë në kuotën e 8 pikëve dhe një hap i gabuar për secilën, do të komplikonte ndjeshëm vazhdimësinë e tyre në këtë turne, përtej faktit që do të bënte thuajse të pamundur -renditjen në tetëshen e parë në fund të fazës në grup të përbashkët.
LIVE: JUVENTUS-MANÇESTER SITI 1-0
Vlahoviç 53′
KOMENTI LIVE:
53′ GOOOOL JUVENTUS 1-0/ Shpërthen festa te bardhezinjtë, fillimisht Ederson i mohon supergolin me roveshatë gatit, aksioni vijon, teksa Vlahoviç godet saktë me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën e Tiago Motës. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akorodhet 1 minutë shtesë!
40′ Provon edhe Juventusi me Danilon, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal pa probleme nga Ederson.
39′ Fantastik Di Gregorio, portieri i Juventusit i mohon golin Halandit (VIDEO)
32′ Juventusi provon të rrezikojë me Jilldiz, por turku ndalet në momentet e fundit nga Dias. (VIDEO)
25′ Ende asnjë gjuajtje në portat respektive, skuadrat tregohen tepër të kujdesshme.
15′ Provon Juventusi të kundërpërgjigjet me sulme të vazhdueshme, por mungon saktësia para portës.
3′ Siti shfaqet më kërkuese në minutat e para, duke ushtruar presion me De Bryjn dhe Haland.
1′ Starton supersfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus (4-2-3-1) – Di Gregorio; Savona, Kalulu, Gati, Danilo; Turam, Lokateli; Jilldiz, Kopmainers, Konseisao; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota
Mançester Siti (4-3-3) – Ederson; Uoker, Dias, Gvardiol, Ljuis; De Bryjn, Gyndogan, Bernardo Silva; Doku, Haland, Grilish.
Trajner: Pep Guardiola
PANORAMASPORT.AL