• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çelsi luan në -11 gradë, Mareska do të aktivizojë të rinjtë kundër skuadrës së Gripshit

12/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Enco Mareska ka konfirmuar se një skuadër plot me të rinj në transfertën e largët (7000 milje vajtje-ardhje) për ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Konferencës me Astanën, në temperaturat e ulëta të Kazakistanit.celsiGjithsej 11 lojtarë të akademisë janë në listën e skuadrës për këtë ndeshje. Xhosh Açeampong është një nga ata që pritet të bëjë debutimin e tij në formacionin titullar, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij, të cilat ishin të ngrira, morën një kthesë pozitive dhe 18-vjeçari pritet të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Pasi i ka fituar të katërta ndeshjet e Ligës së Konferencës, Mareska dëshiron ta përdorë këtë dalje të pestë në skenën Europiane për të shfaqur disa nga talentet e tyre të akademisë, me Herrison Marrej-Kempbëll, Kaiden Uillson, Ato Ampah dhe Riçard Olize, vëllai i yllit të Bajernit të Mynihut, Majkëll Olize, mes tyre si emra që mund të debutojnë.

Temperatura parashikohet të arrijë deri në minus 11 gradë në qytetin e Almati të enjten. Në lidhje me Açeampong, tekniku italian tha: “Ne të gjithë e duam Xhosh, klubi e do atë, unë e dua Xhosh dhe ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje. Ne jemi afër, jemi pothuajse aty. Ai është në skuadër dhe me siguri do të luajë që në fillim”. Nëse do të ketë debutues, Mareska shtoi: “Me siguri po”. Noni Madueke është ndër yjet që do të qëndrojnë në Londër në përgatitje për testin e tyre të ardhshëm në Premier Ligë kundër Brentfordit të dielën. Mikhailo Mudrik gjithashtu mungoi në stërvitje të mërkurën pasi humbi dy ndeshjet e fundit të Çelsit për shkak të sëmundjes.FGFHPANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventus, jo i vetëdijshëm për forcën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.