Monday, 24. August 2026
Sport

Serbët vajtojnë dënimin 173 mijë euro, UEFA duhet të ketë edhe opsionin tjetër për ta 

GS 12/12/2024 2 Min. Lesezeit

Jo vetëm dënimi me të holla, por edhe të ketë masa tjera edhe më rigoroze ndaj Serbisë përkatësisht Federatës së Futbollit të Serbisë. 

UEFA duhet të jetë edhe më e ashpër me serbët sepse më së shumti ata (huliganët serbë në tribuna) shkaktojnë trazira, provokojnë e njihen për sjellje raciste dhe kjo nuk u pa vetëm në vitin 2024 por ka vite që ata shkaktojnë skena të pahijshme.

Opsioni më i mirë do të ishte që Serbisë t’i tërhiqet vërejtja e fundit për gjithë këto skandale që shkaktojnë tifozët e tyre, të përjashtohen tërësisht nga çdo garë ndërkombëtare ose të paktën për 2 vite të luajnë pa praninë e tifozëve serbë brenda dhe jashtë shtetit të tyre. 

Një farë media serbe “Veçernj Novosti” vajton dënimin e  fundit nga UEFA, duke shkruar: “UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me gjithsej 173 mijë euro, duke mbyllur pjesërisht tribunat për dy ndeshjet e ardhshme kur Serbia luan si mikpritëse dhe duke ndaluar shitjen e biletave për tifozët për dy ndeshjet e ardhshme jashtë”.

Teilen: