• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca fut në kaos Milanin. Trajneri portugez akuzon lojtarët për mosimpenjim: Kështu nuk vazhdohet!

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja kundër Crevenza Zvezdes 2 me 1 në San Siro në Champions, nuk ka mjaftuar për të kthyer qetësinë në ambientin milanist. Përkundrazi deklaratat e forta pas suksesit kundër serbëve nga trajneri Fonseka kanë shkaktuar zhurmë të madhe në mediat sportive italiane, por kanë krijuar jo pak shqetësim tek drejtuesit e lartë të Milanit dhe tifozët.

Tekniku portugez foli për mungesë të theksuar impenjimi nga disa lojtarë dhe kjo sipas tij është diçka e përsëritur që po ndikon për keq në ecurinë e Milanit.

Fonsecka shtoi se është përpjekur të punojë fortë për rezultate të larta tek kuqezinjtë, por angazhimi i një pjesë të lojtarëve e ka lodhur duke shtuar se tanimë ka dy rrugë për të zgjidhur këtë situatë: ose klubi të marrë masa, ose ai do të thërrasë lojtarë nga të rinjtë për të zëvendësuar planprishësit.

“Problemi është se Milani im është një ruletë ruse. Njëherë jemi mirë, njëherë tjetër nuk i dihet”, u shpreh mes të tjera portugezi.

Pak orë pas suksesit ndaj Cervena Zvezdes, Paolo Fonseka mblodhi lojtarët në Milano për ti sqaruar edhe njëherë të gjithë qëndrimin që e  bëri edhe para mediave.

Në këtë mbledhje të brendshme nuk ishte asnjë nga drejtuesit e lartë të skuadrës. Situate tek Milani në aspektin sportive, por jo vetëm nuk është aspak e mirë, sidomos para në kampionat të dielën ku do të mbahet edhe një ceremoni në lidhje me 125 vjetorin e krijimit të klubit.

Mediat italiane tashmë aludojnë edhe për emrat që i kanë prishur humorin Fonseckes nga Teo Hernandez, tek Tomori, Loftues cik apo Kalabria, me këtë të fundit që në mënyrë demonstrative  nuk denjoi ti jepte dorën trajnerit pas zëvendësimit në duelin e fundit në Champions. /vizionplus.tv

Next Post

Lista e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Champions, Mbappé si Henry

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.