Kylian Mbappé, i cili luajti një rol kyç në fitoren e Real Madridit në Bergamo, kundër Atalantës (pavarësisht dëmtimit që pësoi në fund të pjesës së parë), ka arritur një objektiv të rëndësishëm: 50 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez renditet në vendin e tetë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të këtij kompeticioni, bashkë me bashkëkombësin e tij Thierry Henry. Në krye të listës ndodhet Cristiano Ronaldo, i pasuar nga Lionel Messi.
Golashënuesit më të mirë të Championsit:
140: Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid, Juventus)
129: Lionel Messi (Barcelona, Paris Saint-Germain)
101: Robert Lewandowski (Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona)
90: Karim Benzema (Lyon, Real Madrid)
71: Raúl González (Real Madrid, Schalke)
56: Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
56: Thomas Müller (Bayern Munich)
50: Thierry Henry (Monaco, Arsenal, Barcelona)
50: Kylian Mbappé (Monaco, Paris Saint-Germain, Real Madrid)
48: Zlatan Ibrahimović (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United)
48: Andriy Shevchenko (Dinamo Kiev, Milan, Chelsea)
46: Erling Haaland (Salzburg, Dortmund, Manchester City)
46: Filippo Inzaghi (Juventus, Milan)
46: Mohamed Salah (Bazel, Roma, Liverpool)