Sunday, 23. August 2026
Sport

NBA/ Boston triumfon dhe synon kreun në Lindje, fitore edhe për Miami e Sacramento

GS 13/12/2024 1 Min. Lesezeit

Boston fitoi 123-99 ndaj Detroit dhe i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes.

Ndeshje e dominuar nga skuadra e Celtics, ku u dallua Payton Pritchard, autor i 27 pikëve e 10 asist. Mirë u paraqit edhe White me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi i Miamit, 114-104 ndaj Torontos, sfidë ku skuadra nga Florida dominoi në fushë. Tyler Herro me 23 pikë e Bam Adebayo me 21 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Miami Heat.

Në sekondat e fundit fitoi Sacramento, që mundi 111-109 në fushën e New Orleans.

Ndeshje magjike për Sabonis, që realizoi 32 pikë e 20 rebound, mbështetur edhe nga DeRozan me 29 pikë.

Ndërsa 36 pikët e McCollum për vendasit mbetën për statistikë.

Rezultatet

Boston – Detroit                     123-99

Miami – Toronto                     114-104

New Orleans – Sacramento    109-111

 

Teilen: