• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sot, Kosova mëson kundërshtarët për Botëror

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futboll, do ti mësoj kundërshtarët dhe grupin, në të cilin do të jetë gjatë ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Sot, prej orës 12:00 në Zurich të Zvicrës, do të bëhet tërheqja e shortit, ku do të jetë i pranishëm edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe selektori Franco Foda.

Në short, Kosova do të jetë në vazon e katërt, pjesë e së cilës janë edhe Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia e Lituania.

Mirëpo, Kosova nuk do ta ketë asnjë prej këtyre kombëtareve në grupin kualifikues, pasi kundërshtarët e saj do të jenë nga tri vazot e para.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se tërheqja e shortit është moment i rëndësishëm për Kosovën dhe shpreson që “Dardanët” të ketë një short sa më të favorshëm, në mënyrë që të kualifikohen në Botërorin 2026.

“Motivi është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova dëshiron të përfaqësohet në Botërorin e SHBA-së, një vend që e ka mbështetur fuqishëm shtetin tonë dhe që na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu ku jemi sot”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

Krahas Kosovës, kundërshtarët dhe grupin për kualifikimet e Botërorit 2026, do t’i mësoj edhe Shqipëria që është pjesë e vazos së tretë.

Kualifikimet për Botërorin 2026 do të fillojnë në vitin 2025, me 12 grupe, ku gjashtë grupet e para do të kenë nga 4 kombëtare dhe 6 grupet e tjera do të përbëhen me nga 5 kombëtare.

Fituesit e grupeve do të sigurojnë një biletë direkte për në Botëror, ndërsa vendet e dyta dhe disa ekipe të tjera të dala nga Liga e Kombeve do të kenë mundësinë të garojnë në fazën “play-off” për të arritur në fazën finale të turne​ut.

 

 

Next Post

Evra: Ronaldo donte të shkonte te PSG para se të transferohej te Juventusi më 2018

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.