• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rraklli për Syri TV: Nuk kishim fat në short, Anglia dhe Serbia nga më të fortat në Europë

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli, në lidhje “Skype” në Syri TV komentoi shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, ku kuqezinjtë do të luajnë në Grupin K kundër Anglisë, Serbisë, Letonisë dhe Andorrës.

“Para se të dal tek emrat e ekipeve, mund të them se futbolli është bërë tepër i balancuar, çdo skuadër di të luajë futboll. Dinë të luajnë në fazën mbrojtëse dhe nuk pësojnë shume shpesh golin. Është e vështirë të fitosh kundër të voglave. Nuk ka rëndësi cilin kë përballë, por duhet të japësh maksimumin ndaj çdokujt.

Kalojmë te shorti. Mendoj se nuk ishim me fat. Në vazon e parë na ra skuadra më e fortë, që ka detyrim fitimin e Botërorit si Anglia.

Edhe Serbia duhet të ishte në vazon e parë, ka qenë gjithnjë nga skuadrat më të mira të Europës. Pra, nuk ishim me fat. Skuadrat e tjera, duhet t’i mundim patjetër, Letoninë dhe Andorrën.

E vetmja mundësi e jona është të sulmojmë Anglinë për vendin e parë. Na pret një punë e jashtëzakonshme. Nuk ka asgjë të pamundur në futboll”, deklaroi Rraklli.

 

Next Post

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç: I lumtur që luajmë në Tiranë, shqiptarët janë përmirësuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.