• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria dhe Serbia në garë për biletën e fundit? Gazetari: Në Letoni u lumturuan me shortin,

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e sotme Shqipëria ka mësuar shortin sa i përket kualifikueseve të Botërorit.

Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Me Anglinë që ka vendin e parë, në një projeksion logjik Shqipëria dhe Serbia do të luajnë shanset e fundit për vendin e dytë.

Por i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, gazetari shqiptar Redian Ara është shprehur se në Letoni ishin lumturuar shumë pas këtij shorti dhe mendojnë se do të jenë ata në vendin e dytë, duke hapur kështu një tjetër duel.

“Ne bëjmë gabim se kur luajmë ndaj ekipeve më të vogla, i nënvlerësojmë shumë. Në futboll nuk futesh dot kurrë në fushë i sigurt se fiton.

Kam parë se 90% e tifozëve të Letonisë ishin shumë të lumtur pas shortit, madje ata mendonin se do të kapnin vendin e dytë dhe do të linin mbrapa Shqipërinë me Serbinë.

I kam parë ndeshjet e tyre, edhe pse nuk kanë rezultatet më të mira, por futen në fushë pa frikë dhe për të shënuar gola. Nuk do të jetë fare e lehtë me ta”, tha gazetari.

Next Post

Habit Ballist Morina, kështu thotë për serbët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.