Sunday, 23. August 2026
Sport

Kumbulla titullar, Espanjoli barazon në shtëpi me Osasunën

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla ka luajtur si titullar gjatë gjithë takimit mes Espanjolit dhe Osasunës, që përfundoi në barazim të bardhë 0-0.

Pasi mungoi në ndeshjen e fundit kundër Real Valladolid në kampionat, sepse kishte plotësuar numrin e kartonëve, Kumbulla ka bërë një paraqitje të mirë në mbrojtje, por tek Espanjoli shqetësohen për sulmin, pasi kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që skuadra nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Espanjoli qëndron në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore, pasi në 16 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll ka arritur të grumbullojë 14 pikë.

Teilen: