Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Reali, barazim i çmendur me Vallecanon

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Një barazim i çmendur 3-3 mes Rayo Vallecanos dhe Realit në derbin e dytë të Madridit. Blancos e nisën keq, e panë veten 2-0, por goli i papritur i Valverdes zgjoi skuadrën e Ancelottit. Bellingham gjen golin e barazimit, Rodrygo golin e kthesës, por goditja e Isi fikson rezultatin përfundimtar në 3-3. Mundësia e humbur për të shkuar vetëm në majë, të paktën për një mbrëmje, për Madridin.

Reali aktualisht ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Barcelona e vendit të parë. Rayo Vallecano është i pozicionuar në vendin e 13-të në kuotën e 20 pikëve.

Teilen: