• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martinezit i mungon goli

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është duke u rikthyer Lautaro Martinez.

Pas disa muajve të vështirë po rigjen nivelin e tij.Të paktën sipas asaj që raporton e përditshmja sportive “Gazzetta Dello Sport”, që tregon të dhënat fizike të lojtarit, një element që i jep garanci Inzagit. Sipas gazetës, argjentinasi në aspektin fizik është më mirë, shumë më mirë. Si kurrë më parë në këtë sezon 2024-2025.

Këmbët po i xhirojnë siç duhet, por ende në aspektin psikologjik i duhet të çlirohet për të gjetur golin me vazhdimësi.

Në javët e fundit është kuptuar diçka e tillë dhe me sy të lirë gjatë ndeshjeve, por gjithçka është zbehur pastaj për rastet që ai ka shpërdoruar përpara portës kundërshtare, ashtu siç ndodhi në ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Parmës.

Stafi i Inzagit ka punuar në një periudhë të mesme për ta rikthyer në formën fizike më optimale dhe për t’i marrë më të mirën gjatë ndeshjeve të ardhshme. Lautaro golin e fundit e ka shënuar 40 ditë më parë, duket sikur ka kaluar një jetë për një lojtar me standardin e tij.

E ka shënuar në shtëpi kundër Venecias në fillimin e nëntorit. Nga atëherë, “Demi” ka luajtur me Veronën, Arsenalin, Lajpcigun dhe ndaj Leverkusenit luajti për 24 minuta si zëvendësues. Tani kapiteni ka në shënjestër Lacion dhe shpreson që të gjejë golin. Por lajmi i mirë është që fizikisht ka rigjetur formën.

Next Post

​Atletico kalon Realin, barazohet me Barcelonën në krye të tabelës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.