Tuesday, 10. March 2026
Sport

VIDEO/ Leganes i bën ‘gjëmën’ Barcelonës, vendos goli i Gonzalez

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Tjetër zhgënjim nga Brcelona në La Liga. Skuadra “blugrana”, pas barazimit 2-2 në fushën e Betisit, u mposht për befasinë e të gjithëve 0-1 nga Leganes dhe qëndron në rolin e kryesueses vetëm falë golaverazhit më të mirë ndaj Atleticos (38 pikë), por “Los Colchoneros” dhe Reali i Madridit që ka një pikë më pak, do të luajnë një ndeshje më shumë.

Barcelona – Leganes 0-1

Golin e vetëm që vendosi këtë përballje e shënoi Gonzalez që në minutën e katërt.

Edhe se kishte kohë të mjaftueshme për të kthyer rezultatin, skuadra e Hansi Flick dështoi ta thyente mbrojtjen mike, duke pësuar humbjen e katërt në kampionat në këtë sezon.

Teilen: