Tuesday, 10. March 2026
Sport

Milan, Fonseca: I kuptoj tifozët, por skuadra dha gjithçka

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndryshe nga ndeshja e Ligës së Kampionëve me Crvena Zvezdën, këtë herë Paulo Fonseca shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij edhe nëse rezultati i plotë nuk u arrit pas barazimit në shtëpi ndaj Genoas:

“Mendoj se bëmë një lojë të mirë dhe krijuam shumë. Lojtarët kishim dëshirën për të fituar, por na mungoi vetëm goli dhe cilësia. Ishte një ndeshje e luajtur me qëndrim të mirë, rikuperuam shumë topa, bëmë 22 goditje, vetëm goli mungoi”.

Në fund erdhi protesta e tifozëve: “Është normale që kjo të ndodhë, ne donim të fitonim për tifozët tanë që janë gjithmonë me ne. Sot të gjithë mund ta kuptojmë se skuadra dha gjithçka: Jam i pakënaqur me rezultatin, tifozët gjithashtu dhe unë i kuptoj ata”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Milanit.

Teilen: