Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Urimi i Maldinit: Askush nuk mund të fshijë lidhjen mes familjes sonë dhe Milanit

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mungesa e tij në festën e 125-vjetorit të Milanit në “San Siro” para ndeshjes kundër Genoas shkaktoi shumë zhurmë. Paolo Maldini heshti deri në fund, por i dërgoi urimet më të mira klubit kuqezi përmes rrjeteve sociale.

“Gëzuar ditëlindjen Ac Milan! Shumë urime për 125 vitet e tua! Askush nuk do të jetë në gjendje të gërvishtë lidhjen e klubit me familjen Maldini, historia është kujtim”, shkruan ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve.

Duke nxjerrë në pah hidhërimin dhe mërzinë ndaj pronësisë aktuale, me të cilën ai punoi për një vit dhe që e shkarkoi me një deklaratë të ftohtë në qershor 2023. Maignan, Theo Hernandez, Leao, Kalabria dhe ishi-Tonali kanë komentuar postin me nga një zemër.

Teilen: