Sunday, 23. August 2026
Sport

Reagimi i Vlahovic pas ndeshjes Juventus-Venecia, një tifoz e kërcënoi me vdekje

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Vijnë lajme të reja në lidhje me ngjarjen që kishte si protagonist Dushan Vlahovic në fundin e ndeshjes Juventus-Venecia.

Sipas “Corriere della Sera”, zemërimi i sulmuesit serb erdhi nga kërcënimet me vdekje të marra nga një tifoz i vetëm dhe jo nga sharjet e drejtuara ndaj ekipit.

Vetë Vlahovic, nga ana tjetër, kishte shpjeguar në kanalet e tij sociale se e kuptonte keqardhjen dhe zhgënjimin e tifozëve të Juventusit pas një tjetër barazimi zhgënjyes.

Digos tani po heton episodin dhe do të thellohet në këtë çështje duke analizuar pamjet e incidentit në përpjekje për të identifikuar origjinën e çdo kërcënimi dhe frikësimi ndaj lojtarit.

Teilen: