Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Fitoi derbin e Mançesterit, Hojlund tallet me Kyle Walker

GS 16/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund ka postuar në rrjetet sociale pas triumfit të “djajve të kuq” në derbi. Sulmuesi festoi fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj rivalëve të Manchester City në Etihad Stadium të dielën.

Pasi United fitoi tre pikët, Hojlund u tall me yllin e Sitit, Kyle Walker. Ky i fundit kishte bërë sikur ishte dëmtuar pas dy përplasjeve në pjesën e parë, me Walker që tregonte se ishte goditur me kokë.

Hojlund ka shpërndarë një foto nga në Instagram, ku shihet incidenti mes të dyve. Madje sulmuesi ka shkruar edhe një parodi, duke ironizuar Kyle Walker :

“Mançesteri është i kuq

Manushaqet janë blu

Çfarë paraqitje e shkëlqyer

Por çmimi Oscar shkon për…”

Teilen: