• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe s’ka luajtur kurrë përkrah Ronaldos: Është legjende e futbollit, do të kisha dashur…

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappé është 26 vjeç dhe ka luajtur tashmë me disa nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Që në moshë të re, në kombëtaren franceze, ai ka ndarë dhomën e zhveshjes me disa nga futbollistët më të mirë në botë, e njëjta gjë ka ndodhur te Paris Saint-Germain dhe tani te Real Madridi. Por ish-lojtari i Monakos dhe PSG-së nuk ka luajtur kurrë me Cristiano Ronaldo-n, idhulli i tij i fëmijërisë, siç e ka deklaruar shpesh vetë sulmuesi francez.

Në ‘BeIN Sports’ kanë diskutuar këtë temë dhe ia kanë drejtuar pyetjen direkt Mbappé-së: “Do të të kishte pëlqyer të luaje me Cristiano Ronaldo-n?” Përgjigjja nuk vonoi: “Sigurisht që do të më kishte pëlqyer të luaja me Cristiano Ronaldo-n, është gjithmonë kënaqësi të luash me futbollistë të jashtëzakonshëm si ai ose Messi. Kur flasim për Cristianon, gjithmonë përmendet edhe Messi. Por jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”.

Mbappé kujton gjithashtu se ka luajtur me Messin dhe rikthehet te krahasimi mes argjentinasit dhe Ronaldos: “Mendoj se do të kishte qenë bukur të luaja me të, por tani është e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, është një legjendë e këtij sporti. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Nuk do ta kisha menduar kurrë që do të luaja me të. Ai është unik, ashtu si CR7, dhe mendoj se ndonjëherë kemi banalizuar atë që kanë arritur ata. Janë legjenda të sportit.”

 

Next Post

Nis epoka e re, skuadra e Armando Brojës kalon zyrtarisht në pronësi të Friedkin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.