• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

21/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu”

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas:

“Ne kthehemi në shtëpi pas shumë ndeshjeve jashtë. Përfundimi i vitit këtu, me tifozët tanë, është shumë emocionues. Duam ta mbyllim mirë. Sevilla është një ekip rival që tregohet konkurrues në të gjitha ndeshjet”.

“Ne kemi një objektiv shumë të qartë, ta mbyllim 2024-ën me fitore. Ishte një vit fantastik dhe i paharrueshëm. Nuk e di nëse do të jetë i papërsëritshëm, por mendoj se mund të përsëritet nëse të gjithë jemi të aftë të bëjmë më të mirën”.

“Fitimi i Champions është gjithmonë momenti më i lumtur. Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më i trishtuar është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu. Mbappe? Periudha e tij e përshtatjes ka përfunduar. Ai ka treguar tashmë një version të mirë dhe ende mund të përmirësohet. Është i motivuar, i emocionuar dhe i lumtur që është këtu”.

“La Liga? Do të jetë një kampionat shumë më konkurrues se vitet e fundit. Atletico do të luftojë sepse i ka të gjitha burimet për ta bërë këtë dhe do të përpiqet të fitojë. Do të jetë shumë argëtuese deri në fund. Këtë vit mund të fitohet me më pak se 90 pikë”.

Next Post

Tirana fiton derbin me Partizanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.