Interi mposhti Comon 2-0, duke mbyllur javën e 17-të të Serie A. Në një mbrëmje që rezultoi më e vështirë sesa e tregonte renditja, zikaltrit e Simone Inzaghit shfrytëzuan në maksimum një goditje nga këndi të Calhanoglu në fillim të pjesës së dytë, duke realizuar golin e zhbllokimit të rezultatit me Carlos Auguston
Në kohën shtesë, Thuram vulosi rezultatin me një goditje spektakolare në trekëndësh.
Me këtë fitore, Interi ruan hapin e Atalantës dhe Napolit, ndërsa edhe Como tregoi përmirësime të dukshme në lojë, edhe ose doli pa pikë në këtë ndeshje.
Asnjë minutë në fushë për Kristjan Asllanin, të cilin Simone Inzaghi nuk e preferoi as si zëvendësues, edhe pse bëri plot pesë ndërrime në pjesën e dytë.