Sunday, 23. August 2026
Sport

Korenica në 11-shen e xhiros në Rumani

GS 24/12/2024 1 Min. Lesezeit

Meriton Korenica po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Rumanisë me fanellën e skuadrës së Clujit.

Në ndeshjen e fundit, të cilën Cluji e fitoi me rezultatin 3:2, Korenica ishte ndër më të merituarit për këtë fitore të ekipit të tij.

Ai realizoi një gol dhe asistoi në një tjetër për ta mbajtur Clujin në garë për titullin e kampionit, pasi ka vetëm dy pikë larg liderit.

E paraqitja e mirë e Korenicës ndaj Otelul Galatit, ka bërë që mesfushori ofensiv të përfshihet në formacionin më të mirë për xhiron e 21-të në kampionatin rumun.

Korenica ishte ndër lojtarët më të vlerësuar pasi ka marrë notën 9 për ndeshjen që e luajti të dielën e shkuar.

28-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Clujit dhe në 20 ndeshje kampionale deri më tani, ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Teilen: