Sunday, 23. August 2026
Sport

Frymëzohet nga Modriç dhe admiron Zidanin, Medon Berisha prezantohet përpara tifozëve

GS 24/12/2024 1 Min. Lesezeit

Medon Berisha ishte dje protagonist i emisionit “Piazza Giallorossa” aty ku edhe përfitoi nga rasti për të treguar diçka më shumë rreth vetes.

Mesfushori shqiptar kur u pyet për numrin që mban në fanellë tha se i pëlqente stili i lojës së Zidan edhe pse e frymëzon shumë Modriç.

Ndërkohë një tjetër temë me interes ishte edhe ajo e ardhjes së Xhampaolos në krye të stolit salentin. “Trajner na ka dhënë shumë besim. Na kishte munguar ky aspekt. Tani luajmë më shumë me topin dhe kjo shikohet edhe në fushë”, tha Berisha, i cili me rrokadën e teknikëve të Leçe ka mundur që të marrë vendin e titullarit.

Teilen: