Barcelona rrezikon të humbasë Dani Olmon për pjesën e mbetur të sezonit. Këtë herë nuk bëhet fjalë për dëmtime, por për problemet e njohura financiare të klubit katalanas.
Drejtuesit e klubit kanë afat deri më 31 dhjetor për të regjistruar Dani Olmon në La Liga për pjesën e dytë të kampionatit. Nëse ata dështojnë, një klauzolë në kontratën e lojtarit do ta lejojë atë të lirohet në merkaton e dimrit.
Siç raporton gazeta “Sport”, dje u zhvillua një seancë dëgjimore në Gjykatën Tregtare të Barcelonës, në të cilën klubi kërkoi një masë paraprake që do të zgjaste regjistrimin e Dani Olmo dhe sulmuesit Pau Victor deri më 30 qershor 2025.
Vendimi i gjyqtarit pritet të shpallet të premten më 27 dhjetor. Ndërkohë, Barça mbetet në kontakt me Dani Olmon, duke treguar qetësinë e tij për përfundimin e çështjes. I blerë këtë verë për 47 milionë euro, mesfushori sulmues është i federuar në La Liga deri më 31 dhjetor, falë dëmtimit të gjatë të Andreas Christensen, i cili la vendin e tij të lirë mes lojtarëve të regjistruar.