Problemet nuk kanë të mbaruar për Mançester Junajtid. Së fundmi klubi në fjalë ka qenë mes polemikave sa i përket kushteve të “Old Trafford”, i cili është nën pushtetin e brejtësve.
Sipas vlerësimit më të fundit të inspektorëve të higjenës struktura ku luan takimet e veta Junajtid ka marrë dy yje prej pesë të mundshmëve.
Ndërsa klubi ka bërë me dije se për problemin e minjve po diskuton me bashkinë e qytetit për të gjetur një zgjidhje. Degradimi i këtij impianti nuk është problemi i vetëm i këtij stadiumi pasi edhe higjena e ushqimit nuk është më si më parë. Në këtë drejtim Junajtid është vlerësuar me dy yjë prej katër të mundshmëve prej inspektorëve të higjenës.