Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, thotë se Interi mbetet favorit për titullin.
Capello është i bindur se kampionët do të mbrojnë me sukses kurorën e tyre.
Ai tha: “Ata nuk ishin të shkëlqyeshëm dhe cinikë si herët e tjera, por në fund suksesi është legjitim. Edhe nëse Lautaro vazhdon të mos shënojë, Inzaghi mbetet në pole position për titullin”.
Për Atalantën, Capello vazhdoi: “Pas fitores në Europa League, bergamaskët duket se kanë një tjetër frymë, një tjetër forcë për të marrë tre pikët. Suksesi të bën të ndryshosh mentalitetin”.
Më pas, për Juventusin, Capello tha: “Në Monza më në fund arritën të fitonin, por ende nuk më kanë bindur plotësisht. Pjesa e parë e mirë, në kontroll, me Koopmeiners të mirë në mesfushë, më pas në 20-25 minutat e fundit ata thjesht menduan të mbroheshin, të tërhiqeshin në zonën e tyre të rreptësisë, pothuajse sikur të ishin pak të lodhur. Prisja një stil pak më ndryshe futbolli”.