• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batatina e Llapi në procedurë disiplinore

24/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Procedura disiplinore ndaj Batatinës është hapur për kërcënim dhe kufizim të lëvizjes së gjyqtarëve pas ndeshjes Llapi – Dukagjini që përfundoi pa gola të premten e shkuar në Podujevë.

Në arsyetimin e Komisionit të Garave, thuhet se Batatina i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë ka penguar daljen e gjyqtarëve nga fusha.

Ndërkohë, në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe skuadra e Llapit për lëshim në organizimin e ndeshjes, si dhe dy zyrtarët Muhamet Rexhepi e Besart Hoti për dëmtim të pajisjeve të sistemit VAR.

Në procedurë disiplinore për lëshime në organizimin e ndeshjes Drita – Feronikeli ’74, ka përfunduar edhe klubi nga Gjilani, si dhe zyrtari i saj, Feri Murseli.

Next Post

Trajneri i Chelsea: Nuk jemi në garë për titullin e Kampionit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.