Saturday, 22. August 2026
Sport

Alen Sherri fut “sherr” te Cagliari, portieri mund të shitet në merkaton e janarit

GS 25/12/2024 1 Min. Lesezeit

Në verë Alen Sherri bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Egnatia te Cagliari në kampionatin italian.

Portierit shqiptar iu desh një periudhë ambientimi te skuadra italiane, duke qëndruar në stol në pjesën e parë të sezonit, për të shpërthyer më pas, duke filluar të luajë si titullar në skuadrën sarde.

Sherri ka thyer hierarkitë dhe ka 6 ndeshje që luan si titullar te Cagliarin në Serinë A

Trajneri Nicola ka bërë zgjedhjen e tij dhe tashmë Simone Scuffet, që ka humbur vendin e titullarit, mund të shitet që në merkaton e janarit.

Napoli ka shfaqur interes për portierin, që i ka dorëzuar portën e Cagliarit shqiptarit Alen Sherri.

Teilen: