• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza e gazetës ‘Marca’/ Varësia ndaj Uzunit, Granada nevojë për zgjidhje të tjera

25/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë ndikimit që ka të skuadra e Granada-s sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni.

“Granada e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit (La Liga 2) me 35 gola, duke u bërë skuadra e dytë më sulmuese e kategorisë, menjëherë pas Almerías. Ky rendiment sulmues është arritur kryesisht falë frymëzimit të Uzunit, i cili me 14 gola ka shënuar 40% të totalit të golave të kuqebardhëve.

Të kesh një lojtar kaq vendimtar si shqiptari është zakonisht një bekim, por mund të shndërrohet në një pengesë nëse nuk shtohen burime të tjera sulmuese. Kjo sepse kur kundërshtari arrin ta mbajë nën kontroll Uzunin, sulmi i Granada-s dobësohet ndjeshëm, siç ndodhi kundër Oviedo-s dhe Eibar-it.

Pas një fillimi të luhatshëm, lojtari nga Berati ka rikuperuar instinktin e tij për të shënuar gola, duke realizuar 12 nga 23 golat e fundit të Granada-s. Megjithatë, skuadra ka vështirësi për të fituar kur sulmuesi nuk arrin të shënojë.

Në katër ndeshjet e fundit ku Uzuni nuk ka arritur të gjejë rrjetën, Granada ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime, duke ndier shumë mungesën e kontributit të tij sulmues, pasi shqiptari është kthyer në pikën kryesore të referimit për ekipin.

 

Për fazën e dytë të kampionatit, Granada shpreson që Boyé të kapërcejë problemet fizike dhe të shndërrohet në partnerin ideal për Uzunin, i cili, ndërkohë, po fillon të kuptohet në mënyrë perfekte me Rodelas. Kjo do të ishte një armë shtesë për repartin sulmues të kuqebardhëve, të cilët kanë nevojë për mënyra të tjera për të shënuar gola.”

Next Post

Superkupa e Shqipërisë/ Të enjten, Egnatia e Kukësi luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.