Saturday, 22. August 2026
Sport

Ronaldo zbulon dy idhujt e tij në futboll: Ata kanë fituar Kupën e Botës

GS 25/12/2024 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo ka zbuluar publikisht dy lojtarë të mëdhenj të cilët i ka admiruar gjatë karrierës së tij spektakolare. Kjo është gjë e pazakontë prej tij, sepse gjithmonë është shprehur se e motivon vetëm vetja e tij dhe askush tjetër.

Portugezi do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit si një nga më të mëdhenjtë në këtë sport, por edhe ai ka “idhujt” e tij dhe këtu përmend dy brazilianë, Ronaldo Nazarion dhe Ronaldinhon.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet, por dua t’i përmend dy emra. Ata janë Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho Gaucho. Ata lanë historinë e tyre në futboll. Unë fitova më shumë tituj individualë,, por ata fituan Kupën e Botës”.

Teilen: