Saturday, 22. August 2026
Sport

Marotta: Interi është kthyer protagonist në Europë

GS 25/12/2024 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me ecurinë e Interit në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”.

“Inter është kthyer të jetë një nga protagonistët më seriozë në Europë. Kemi bërë një punë të mirë në përzierjen e lojtarëve të rinj me ata më pak të rinj.

Inzaghi? Një profesionist i madh dhe një person i zgjuar. Simone ka ardhur pa shumë zhurmë tek Interi, pa bërë deklarata të bujshme. Më pas është rritur duke fituar besim në aftësitë e tij. Është një lider shumë i mirë”, theksoi Marotta.

Në lidhje me planet për të ardhmen: “Në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më konkurrues nëpërmjet lojtarëve më të ri në moshë, por që do të jenë cilësorë dhe profesionistë”.

 

Teilen: