• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dani Olmo ende në dyshim, Barça mendon për Kante

25/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në shtëpinë e Barcelonës nuk ka asnjë shenjë për lehtësimin e problemeve të njohura financiare që kanë kufizuar shumë opsionet e transferimeve të klubit në vitet e fundit. Në orët e fundit ka bërë bujë situata e një prej emrave të mëdhenj të skuadrës, Dani Olmo, i cili rrezikon të largohet në merkaton e janarit, nëse klubi nuk arrin ta përfshijë atë në skuadër. Lista do të dorëzohet në La Liga deri më 31 dhjetor.

Në fillim të sezonit, Barça kishte regjistruar Olmon deri më 31 dhjetor, duke përfituar nga dëmtimi i gjatë i Christensen, por në këto orë statusi i tij duhet të përditësohet dhe përfundimi i çështjes nuk është i dukshëm, me lojtarin që mund të lirohet duke paguar një klauzolë speciale në kontratën e tij. Lajmet priten për datën 27 dhjetor, në të cilën Barcelona do e ketë më të qartë për manovrim dhe do të jetë në gjendje të kuptojë nëse do të mund të bëjë edhe merkaton e transferimeve në janar.

Në rast se do të jepej drita jeshile, me La Liga që ende i kërkon klubit rreth 60 milionë euro, drejtuesit do të eksploronin edhe tregun për të kërkuar një mesfushor me muskuj dhe dinamikë për t’i shtuar skuadrës së Flick. Sipas për Sports, favorit do të ishte francezi N’Golo Kante, aktualisht në radhët e Al Ittihad në Arabinë Saudite. Së dyti, të gjithë sytë janë te Leon Goretzka i Bayern Munich. Emra të pëlqyer por që sot siç u përmend nuk mund të diskutoheshin. Pra, momenti është 27 dhjetori i ardhshëm, kur Barcelona do të kuptojë nëse dhe çfarë marzhesh ekonomike do të ketë për të bërë një transferim (dhe për të shtuar Dani Olmo në listë).

 

 

Next Post

E ardhmja Sergio Ramos në Brazil, e kërkon Cruzeiro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.