Friday, 21. August 2026
Sport

Broja i prinë sulmit të Evertonit ndaj Cityt

GS 26/12/2024 2 Min. Lesezeit

Armando Broja do të jetë për herë të parë startues tek Evertoni këtë sezon, pasi do t’i prijë sulmit kundër Manchester Cityt.

Sulmuesi i Shqipërisë shihet si shpëtimtar i Evertonit kundër Cityt, duke pasur parasysh se kampioni në fuqi i Anglisë nuk di për fitore në 12-të ndeshjet e fundit në kampionat.

Broja, së fundmi është rikthyer nga lëndimi dhe deri më tani ka pasur dy paraqitje në Premier League, duke u aktivizuar nga banka e rezervistëve kundër Ëolverhamptonit dhe Arsenalit.

Dueli Manchester City – Everton edhe e hap xhiron e 18-të në kampionatin anglez që do të luhet sot dhe të premten.

Kjo ndeshje nis në orën 13:30 dhe luhet në stadiumin “Etihad” ndërsa është e rëndësishme për të dyja ekipet.

City ka rënë në pozitën e 7-të në tabelë 27 pikë, 11 më shumë se Evertoni që renditet i 15-ti.

Sot, do të luhen edhe shtatë ndeshje tjera në kuadër të kësaj xhiroje por që do të luhen në tri orare të ndryshme.

Në ora 16:00, zhvillohen duelet: Bournemouth – Crystal Palace, Chelsea – Fulham, Neewcastle – Aston Villa, Nottingham – Tottenham e Southampton – West Ham United.

Në orën 18:30 nis ndeshja Wolverhampton – Manchester United, ndërsa prej orës 21:00 takohen Liverpool – Leicester City.

Teilen: