Friday, 21. August 2026
Sport

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

GS 26/12/2024 2 Min. Lesezeit

Granit Xhaka është përfshirë në 11-shen më të mirë të vitit 2024 në Bundesligë.

Mesfushori shqiptar është pjesë e formacionit më të mirë, të cilin e ka përzgjedhur “SofaScore” pas paraqitjeve të mira që ka treguar me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Xhaka ishte lojtari kryesor i trajnerit Xabi Alonso dhe pati ndikim të madh në sukseset e Bayer Leverkusenit, ekip të cilin e udhëhoqi drejt titullit të parë të kampionit.

Xhaka, jo vetëm që ishte ndër mesfushorët më të mirë në Gjermani por edhe në Evropë pasi u nominua për “Topin e Artë”, ku përfundoi i 16-ti në renditjen e përgjithshme.

32-vjeçari është vlerësuar me notën 7.59 për paraqitjet që i pati gjatë këtij viti me Leverkusenin, ekip të cilin në formacionin më të mirë të vitit 2024, e përfaqësojnë edhe Florian Wirtz e Alejandro Grimaldo.

Po ashtu, tre lojtarë në formacionin e vitit në Bundesligë i ka edhe Bayern Muncheni që përfaqësohet nga Harry Kane, Jamal Musiala e Joshua Kimmich.

Xhaka vitin e shkuar iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali dhe në sezonin e tij të parë e fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë krahas titullit të kampionit.

Gjithashtu, Xhaka me Leverkusenin arriti edhe deri në finalen e Ligës së Evropës.

Teilen: