Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

City zhgënjen edhe përballë Evertonit, Broja luan 25 minuta

GS 26/12/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka harruar të fitojë dhe vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Djemtë e Guardiolës kanë barazuar 1-1 në shtëpi përballë Evertonit në sfidën hapëse të javës së 18-të të Premier Ligës.

Ndeshja e 4-t pa fitore për “qytetarët” (2 pikë të grumbulluara) që kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe tashmë janë në krizë të plotë rezultatesh.

Evertoni i Brojës ndal kampionët në fuqi të Anglisë dhe merr një tjetër rezultat pozitiv në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka luajtur 20 minuta në këtë transfertë, pasi është aktivizuar në minutën e 70-të të takimit.

Silva kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Evertoni barazoi në përfundim të pjesës së parë. Vlen për tu theksuar se Haland ka humbur një 11-metërsh për Sitin në pjesën e dytë.

Teilen: