• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana mbyll një vit për t’u harruar

26/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2024 është mbyllur në mënyrën më të keq për Tiranën, me dy humbje radhazi dhe zbritje të vazhdueshme në shkallët e renditjes. Në javët e fundit Tirana ka ecuri më të dobët se rivali direkt, Bylis, dhe është ndër tri skuadrat me më pak se 1 pikë për ndeshje.

Tirana e mbylli me humbje vitin 2024, 1-3 në Laç, për javën e 19-të të Abissnet Superiore. Kur janë luajtur më tepër se gjysma e ndeshjeve të sezonit të rregullt, skuadra bardheblu mban vendin e tetë në renditje dhe, bashkë me Skënderbeun, është skuadra më e rrezikuar për të rënë në Kategorinë e Parë. Tirana ka poshtë saj Bylisin, me pikë të barabarta, por ecuria e ballshiotëve është më e mirë, me tetë pikë në javët e fundit, karshi tri të bardhebluve.

Me 18 pikë pas 19 javëve, Tirana është një nga tri skuadrat që ka mesatarisht më pak se një pikë për ndeshje, saktësisht 0.95. Në 19 ndeshjet e bardhebluve dominojnë barazimet, plot 12, që është 63 përqind e të gjitha ndeshjeve, ndërkohë që fitoret janë vetëm dy dhe barazimet pesë.

Tirana ka shënuar 20 gola, mesatarisht 1.05 gola për ndeshje. 19 nga golat e Tiranës janë shënuar nga shtatë lojtarë, midis të cilëve shënuesit më të mirë janë Jarmouni dhe Ndreca me nga pesë gola, ndjekur nga Ismajlji me 3, Prenga e Bajroviç me 2, Dembele e Kola me një, ndërsa në një rast për Tiranën ka shënuar autogol Juriç i Vllaznisë.

Numri i golave të pësuar nga bardheblutë është 22, ose 1.16 për ndeshje, megjithatë Tirana ka arritur që në shtatë ndeshje ta ruajë portën të paprekur, dhe në këtë detaj vetëm Egnatia e Partizani kanë bërë më mirë, me nga një ndeshje më tepër.

Si për ta bërë edhe më negativ sezonin, klubi bardheblu duhet të shlyejë detyrimet e ish-lojtarëve, në të kundërt do të ketë të blokuar merkaton, ku varen shpresat për të marrë kthesën.

Next Post

Superkupa e Shqipërisë, si e parashikojnë kompanitë e basteve duelin Egnatia - Kukësi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.