Friday, 21. August 2026
Sport

Manchester City “harron” të fitojë, Evertoni dhe Broja ndalin “qytetarët”

GS 26/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka bërë një paraqitje fantasitke në ndeshjen e sotme përballë Manchester Cityt, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Broja i aktivizuar në minutën e 70-të të ndeshjes, u kthye menjëherë në “tmerr” për brojtjen e Cityt.

Dy episode në veçanti ishin interesante për Brojën. Fillimisht Foden që u detyrua ta ndalë me faull në shtesë, për të cilin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Në anën tjetër dhe episodi i minutës së fundit që mund t’i jepte fitoren Evertonit dhe ishte Broja që krijoi gjithçka me kundërsulm.

Kujtojmë se Evertoni ndodhet në vendin e 15-të. Në anën tjetër Siti i Guardiolës mban vendin e gjashtë pas 18 javësh dhe rrezikon ta humbë në përfundim të sfidave të tjera.

Teilen: