Friday, 21. August 2026
Sport

Skriniar lë PSG-në për klubin turk

GS 26/12/2024 1 Min. Lesezeit

Milan Skriniar do të transferohet në Superligën turke. As interesimi i Interit për ta rikthyer në ekip, nuk ia ka mbushur mendjen qendërmbrojtësit sllovak që të vazhdonte qëndrimin në një nga “Top 5 Ligat”.

Skriniar do ta vazhdojë karrierën e tij te Galatasaray në Turqi. Sipas mediave ndërkombëtare, klubi turk dhe futbollisti kanë arritur një marrëveshje për të kryer transferimin në merkaton e janarit.

Megjithatë, Galatasaray tashmë duhet të nisë bisedimet me klubin e Paris Saint-Germain. Këta të fundit nuk pritet të bëhen pengesë, por duhet rënë dakord për formulën e këtij transferimi.

 

Teilen: