Friday, 21. August 2026
Sport

Roko Vata bën “heroin”, i jep fitoren skuadrës në minutën e fundit

GS 26/12/2024 1 Min. Lesezeit

Rokon Vata ka bërë heroin në ndeshjen e sotme për Uatford, duke shënuar golin e fitores përballë Portsmuth në fund të ndeshjes.

Ai u aktivizua në startin e pjesës së dytë, për t’i dhënë një impuls fazës ofensive të skuadrës e cila e shihte veten në disavantazh të një goli pas 45 minutave të para. Një penallti e ekzekutuar nga Kajembe barazoi shifrat, ndërsa sulmet e vendasve nuk reshtën derisa erdhi minuta e 95-të.

Vata shfrytëzoi një grushtim të portierit dhe duke ndjekur aksionin me shpejtësi shtyu topin në rrjetë për të shënuar golin e fitores 2-1 për ekipin e tij, që ngjitet kësisoj në vendin e 6 në renditjen e kategorisë së dytë angleze.

Vata ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Uatford, ku po ndihmon atë të mbetet në garën për kthimin në Premier Ligë.

Teilen: