Friday, 21. August 2026
Sport

Interi refuzoi ofertën e “çmendur” për Kristian Asllanin, gazetari zbulon prapaskenat

GS 26/12/2024 1 Min. Lesezeit

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, ka zbuluar një prapaskenë interesante për sa i përket Kristian Asllanit.

Ai bën me dije se klubi i Interit ka refuzuar një ofertë të majme për mesfushorin shqiptar.

Sipas gazetarit italian, oferta e mbërritur në adresën e zikaltërve, ka ardhur nga një ekip i Premier League pa përmendur emrin.

Interi duket të jetë i kënaqur me përformancën e Asllanit ditëve të fundit, pavarësisht minutave të paktë që po merr.

Në ndeshjen e parafundit që zhvilloi Interi ndaj Udineses, Asllani shënoi supergol nga goditja këndore.

Teilen: