• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mirlind Daku këndon shqip në Rusi/ Dy shqiptarët përshëndetën në festën e klubit

01/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spektaklin vendosi ta vazhdonte edhe jashtë fushe. Mirlind Daku pati gjithashtu një mbrëmje të paharruar në festën e Vitit të Ri të organizuar nga klubi i tij, Rubin i Kazanit në Rusi.

Me gjithë skuadrën të mbledhur në sallë, së bashku me stafin teknik të trajnerit Rashid Rahimov, dhe me drejtuesit, sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi të çelte konkursin e këngës brenda ekipit.

Për këtë, së bashku me lojtarin tjetër shqiptar nga Kosova, Dardan Shabanhaxhaj, ai mori një këngë dashurie shqip. Shokët e dëgjuan me vëmendje, dhe britmën “e fuqishme”.

Më pas, Daku vendosi të uronte rusisht vitin e ri, por duke pasur një sufler aty pranë, sepse është shumë dobët në gjuhën e vendit ku luan futboll.

Më pas kaloi në anglisht.

“Dua t’iu falenderoj për këtë vit. Ju falenderoj shumë për mbështetjen ndaj meje sidomos gjatë verës, kur unë kalova një periudhë të vështirë. Unë bëra diçka që nuk ma zbukuron imazhin, dhe ajo mund të kishte dëmtuar harmoninë e ekipit. Unë shpresoj që edhe vitin që vjen ne të vazhdojmë kështu, dhe në fitore e në humbje, të jemi bashkë”.

Sulmuesi 27-vjeçar ishte strumbullari i festës dhe më pas ndau dhurata për shokët. Nuk mungoi as edhe një spektakël me topin për disa sekonda.

Mirlind Daku u shpall lojtari më i mirë i Rubinit për vitin 2024, ndërsa ishte numri 1 në Premier Ligën e Rusisë për kontributin për golat, me 15 rrjeta e 9 asiste.

Next Post

Verona shtang Bolonjën, Como merr një fitore me aromë mbijetese ndaj empolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.