Friday, 21. August 2026
Sport

Një rus flet mirë për lojtarin nga Kosova, vitin që e lamë pas shkaktoi polemika

GS 01/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku është shndërruar në një lider absolut te skuadra e Rubin Kazanit në Rusi. .

Sulmuesi shqiptar ka marrë vlerësime edhe nga ish-lojtari, i Rubinit, Vladimit Granat.

Ky i fundit nuk i ka kursyer elozhet për Dakun në një prononcim të dhënë për “RB Sport” duke u shprehur: 

“Sigurisht, Mirlind Daku është lojtari më i mirë i Rubinit, duke u bazuar në rezultatet e 2024-s.

Nuk ka fare pyetje këtu! Shqiptari është lideri i padiskutueshëm i ekipit. I gjithë sulmi i Kazanit është i bazuar te Mirlindi. Rubini me Dakun dhe Rubini pa Dakun janë dy ekipe të ndryshme”, ka thënë Vladimir Granati.

Vitin që e lamë pas Daku kishte shkaktuar polemika me megafonit që e përdori pas ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë, ku iu drejtua tifozëve me një fjalor të çuditshëm.

Teilen: